Bilalli-Zendeli e BDI-së: Opozita hutoi mërgimtarët rreth regjistrimit

Qëndrimi i opozitës shqiptare rreth shtyrjes së procesit të regjistrimit të popullsisë sipas deputetes së BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli ka krijuar huti tek mërgata shqiptare. Deputetja në “Rruga drejtë…” përkujtoi në kohën kur ASH-ja në Komisionin për Çështje Evropiane ka kërkuar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë. Sipas saj asokohe numri i viktimave të shkaktuara nga Kovid-19 ka qenë 15, në ndërkohë në ditën kur u votua ligji për shtyrjen e regjistrimit (2 prill) në vendin tonë u regjistruan 51 viktima.

Marketing

Në momentin kur është vendosur për shtyrjen e regjistrimit ka pasur 51 të vdekur, më 2 prill. Në momentin kur zoti Snopçe ka kërkuar në komision shtyrjen e regjistrimit me amendament, kur zoti Sopçe ka luftuar në Komisionin për Çështje Evropiane për ta shtyrë regjistrimin ka pasur 15 të vdekur. 51 është matematikisht më e madhe se 15, dhe ku është logjika e zotit Snopçe, vetëm të jeni kundër shtyrjes që të krijoni huti tek mërgimtarët, që ti pasivizoni, ti demotivoni mërgimtarët. Po ashtu ne e mbronim shtyrjen e regjistrimit më 2 prill, edhe unë e kam mbrojtur me replika sepse për mua dhe për BDI-në më me rëndësi është shëndeti i qytetarëve sesa pikët politike apo akuzat politike që mund ti dërgoni”, deklaroi Arta Bilalli-Zendeli, deputete e BDI-së.