26/11/2024
Ballina Lajme Botë Bilanc i tmerrshëm në Afganistan/ Mbi 1 mijë të vdekur nga tërmeti

Bilanc i tmerrshëm në Afganistan/ Mbi 1 mijë të vdekur nga tërmeti

Një tërmet i fuqishëm në Afganistan ka vrarë të paktën te pakten 1 mije njerëz dhe ka lënë të plagosur rreth 1500 të tjerë.

Tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 5.9 rihter ka goditur qytetin Khost në veriperëndim të vendit, duke shembur ndërtesat dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu.

Marketing

Thellësia e tërmetit ka qenë rreth 51 km, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në vendet fqinje, Pakistan dhe Indi.

Zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi tha në Twitter se tërmeti ka shkaktuar shumë të vdekur e të plagosur dhe ka shkatërruar dhjetëra banesa. Ai u ka bërë thirrje agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë për të parandaluar një katastrofë të mëtejshme

.Nga zonat më të thella të provincës të plagosurit janë transportuar me helikopter për ndihmë mjekësore. Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, teksa në 10 vitet e fundit, më shumë se 7,000 njerëz kanë humbur jetën nga lëkundjet e forta sizmike.