Të paktën 200 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael dhe 232 palestinezë në Gaza, që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm mëngjesin e të shtunës, raporton shërbimi i shpëtimit emergjent të Izraelit, Zaka.
Sipas një bilanci paraprak, të paktën 1,452 persona kanë mbetur të plagosur, tha ministria izraelite e shëndetësisë. Ndërkaq, më shumë se 1600 janë plagosur në Gaza, tha ministria palestineze e shëndetësisë. Izraeli filloi sulmet ajrore në territor si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit, me mijëra raketa, herët në mëngjes.
Hamasi pretendon se ka kapur dhjetëra izraelitë, duke përfshirë ushtarë, dhe videot e vërtetuara nga CNN tregojnë disa nga konfiskimet dramatike. Ndërsa, ushtria izraelite ka pranuar se janë marrë pengje.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme. Po ashtu, presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi më herët një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku konfirmoi se mbështetja e SHBA për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.
Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Biden dënoi grupin militant Hamas për fillimin e një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit, duke theksuar se: “Nuk ka asnjëherë justifikim për sulmet terroriste.”
Sipas Biden, SHBA-të do të kenë mbështetjen e Izraelit. “Ne do të sigurohemi që ata të kenë ndihmën për të cilën qytetarët e tyre kanë nevojë dhe ata mund të vazhdojnë të mbrojnë veten,” tha presidenti.
Presidenti amerikan dekurajoi palët e tjera armiqësore ndaj Izraelit, nga shfrytëzimi i sulmeve në avantazhin e tyre.
“Bota po shikon”- paralajmëroi udhëheqësi amerikan.
Më herët, Izraeli deklaroi se pas sulmit në Gaza qëndron Irani. Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka akuzuar Iranin se qëndron prapa sulmeve të grupeve terroriste në rajon, si Hamasi në Gaza ashtu edhe Hezbollah në Liban. Peleg thekson se terroristët nuk bëjnë dallim mes ushtarëve dhe civilëve, por qëllimi i tyre është të vrasin sa më shumë izraelitë. Sipas diplometes izraelite në Tiranë, Izraeli e sheh udhëheqësin e Hamasit përgjegjës dhe do të përdorë çdo mjet për t’i bërë ata të paguajnë me dhimbje ngjarjet e sotme.
Israeli ambulance service, @Mdais, report 1 killed in rocket fire and 15 injured.
Footage of rocket impacts: pic.twitter.com/DjumRB6lWc
— Alistair Bunkall (@AliBunkallSKY) October 7, 2023