Qeveria franceze ka njoftuar sot se do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit me dy muaj.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i cili tha se propozimi do t’i dërgohet parlamentit për t’u miratuar. Ai theksoi se heqja e gjendjes së emergjencës do të ishte një vendim i pamatur që mund të çonte në rritjen e mëtejshme të numrit të të infektuarve me virusin vdekjeprurës.
Sot Franca raportoi një numër edhe më të ulët viktimash si pasojë e COVID-19. Numri i vdekjeve në spitalet dhe shtëpitë e kujdesit është rritur me 166, duke e çuar totalin në 24.760. Kjo është një rënie e ndjeshme nga 218 vdekjet e regjistruara të premten.
Ende ka afro 26 mijë njerëz në spital me Covid-19 në Francë, por kjo shifër është në rënie prej më shumë se dy javësh. Aktulalisht vendi ka 93,074 raste aktive me koronavirus ndërsa 50,562 janë shëruar.