Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2 667 testime ndërsa janë regjistruar 285 raste të reja me koronavirus.
Janë shëruar 328 pacientë në 24 orët e fundit.
Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona, jetën e kanë humbur tetë persona.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë evidentuar 209 277 raste me koronavirus, janë shëruar 193 400, ndërsa jetën e kanë humbur 7 328 persona.
Numri i rasteve aktive është 8 549.