‘Bild’: A është vetëm çështje kohe para se të përshkallëzohet situata në Veri?

Konflikte të dhunshme lokale në pjesën veriore janë veçanërisht të pritshme, i ka thënë gazetës zvicerane “Bild”, studiuesi në Leibniz Institute për Studime të Evropës Lindore dhe Juglindore, Kondrad Clewing, raporton Insajderi.

Marketing

Duke folur për tensionet në Veri gjatë barrikadimit të rrugëve, Clewing e quan “fuqi baruti” derisa thotë se zhvillimet në atë drejtim “janë krejtësisht të hapura”.

Ndërkaq, përveç luftës dhe zgjidhjes së konfliktit, ai thotë se “gati se gjithçka tjetër është e mundshme”.

“Është në të vërtetë çështje kohe para se aranzhime më të qëndrueshme të vendosen mes Kosovës dhe Serbisë me njohje de facto – do të thotë, mbase për një kohë të gjatë – përshkallëzime me ndërprerje”.

Më tej ai shton se “në funksion të situatës së parashikueshme të pasigurt të luftës në Ukrainë, kjo gjithashtu ka një potencial të dukshëm për efekte politikisht destabilizuese në situatën në Ballkanin Perëndimor.”

Bild gjithashtu kujton kërkesën e refuzuar të Serbisë për gjoja rikthimin e një mijë trupave ushtarake serbe në një shtet të pavarur nga ajo.