Bileta falas për liturgjinë e papës mund të merren edhe sot

Trupi koordinativ për organizimin e vizitës së papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut informoi se kanë mbetur një numër i vogël i biletave falas për pjesëmarrje në ngjarjen qendrore të vizitës së tij – liturgjia që do të mbahet të martën në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Marketing

Të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje historike publike mund të marrin bileta falas edhe sot, prej orës 12 deri në ora 17:30, në stendën promovuese para Shtëpisë-përmendore të Nënës Terezë në rrugën “Maqedonia” në Shkup.

Marketing