Themeluesi i Microsoft, Bill Gates bëri me dije se së bashku me fondacionin e tij ka menduar të shpenzojë 150 milionë dollarë për vaksinën e koronavirusit.
Kjo shumë do të jepet për të mundësuar shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit, kur ajo të jetë gati, edhe për grupet më të varfra të popullsisë.
Miliarderi nënvizoi se pandemia mund të jetë shkatërruese për shumë vende të varfra që nuk kanë akses te kurat apo vaksina, kur të jenë gati.
Sipas miliarderit, fondacioni Gates do të paguajë institutin “Serum”, që njihet si prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, që të përgatisë 100 milionë doza me një kosto prej 3 dollarësh.