
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, njëherësh edhe multimiliarder, thotë se secili nga tre fëmijët e tij do të marrë më pak se 1% të pasurisë së tij prej më shumë se 100 miliardë dollarësh.
“Në rastin tim, fëmijëve të mijë iu mundësua një edukim dhe arsimim i shkëlqyeshëm, por [do të marrin] më pak se 1% të pasurisë totale sepse vendosa që nuk do të ishte një favor për ta. Nuk është pasuria dinasti. Unë nuk po u kërkoj atyre të drejtojnë Microsoft-in”, tha ai, sipas Fox News, përcjell Insajderi.
Sipas listës së miliarderëve botërorë të Forbes për vitin 2025, Gates ka pasuri prej 102.2 miliardë dollarësh, duke e bërë atë njeriun e 13-të më të pasur në planet. Elon Musk kryeson listën me 342 miliardë dollarë.
Fëmijët e tij, pavarësisht se kanë marrë vetëm një pjesë të vogël të pasurisë së Gates, do të marrin më se një miliard dollarë secili.
Gates ka tre fëmijë, 28, 25 dhe 22 vjeç.
Në vitin 2021, Gates dhe gruaja e tij 27-vjeçare, Melinda Gates, u divorcuan.
Dyshja drejtonin Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, organizata më e madhe bamirëse në botë, e cila tani quhet Fondacioni Gates. /Insajderi.org/
