Binjakët gjenden të vdekur brenda veturës së nxehtë, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe

Fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine të nxehtë pasi i afërmi i tyre dyshohet se kishte harruar t’i dërgonte në çerdhe.

Marketing

Dyvjeçarët Ariel dhe Avery u gjetën brenda automjetit pasi policia u thirr për një kontroll në Norman, Oklahoma, rreth orës 15:00 të enjten, transmeton Klankosova.tv.

Të dy u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes në bllokun 1000 të rrugës W Brooks, sipas Departamentit të Policisë Norman.

“Hetimet fillestare tregojnë se dy fëmijët u lanë aksidentalisht në automjet për një periudhë të gjatë kohore dhe më vonë u gjetën nga familja”, tha departamenti i policisë. Prindërit e të vegjëlve thuhet se i kishin lënë me një anëtar të besuar të familjes, i cili duhej t’i çonte në një çerdhe, por i harroi.

“Kjo është vërtet tragjike dhe ka qenë shumë e rëndë për familjen e përfshirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për komentet e urrejtjes. Shpresoj se kjo së paku do t’u tregojë njerëzve se nuk ishte e qëllimshme dhe vërtet një aksident”, tha një anëtar i familjes për KFOR-in.

Marketing