Sot, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikola Dimitrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij hungarez Petro Siarto.
Ministri Dimitrov shprehet qartë se e denon rastin, kundër ish- Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe se kundër tij ka edhe procedura tjera gjyqësore për krime të rënda.
Në të njëjtën kohë, Ministri theksoi rëndësinë e parimit të sundimit të ligjit, i cili është një parim themelor evropian.
Ai e vlerëson si paradoks situatën për të kërkuar azil politik në një Shtet Anëtar të BE-së.
Ministri i MPJ-së Hungareze gjatë bisedës telefonike ka konfirmuar se ish-Kryeministri Nikolla Gruevski ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze dhe se procedurat ligjore tashmë kanë filluar.
Ai gjithashtu theksoi se mbështetja hungareze për realizimin e aspiratave për integrimin evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, si dhe bashkëpunimi i mirë dypalësh mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.