Bisedë telefonike mes Zaev-it dhe Cipras-it

Më së paku një herë, ndoshta edhe dy, përmes linjës së telefonit kanë biseduar kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri grek Cipras, që kur ata informuan për rrjedhën e bisedimeve krerët e partive politike në vendet amë, raporton Televizioni grek “Sky”.

Marketing

Temë e këtyre bisedave ka qenë implementimi i formulës Erga Omnes për katër emrat që tashmë kohë më parë ka propozuar ndërmjetësi i Kombeve të bashkuara Methju Nimic.

Gazetari i Televizionit “Sky” ka komentuar se pas fundosjes së Ilindenit, siç duket në rrjedhë e sipër është një maratonë që të mos humbet mundësia me qëllim që të mbyllet çështja e emrit para mbledhjes së Këshillit të Komisionit Evropian.

Marketing