Bisedë telefonike Tramp-Putin në shumë tema aktuale

Presidenti amerikan Donald Tramp dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin sot ka biseduar në shumë tema, kumtuan nga Shtëpia e Bardhë.

Marketing

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders deklaroi se biseda telefonike ka zgjatur një orë dhe të dy liderët kanë biseduar për mospërhapjen e armëve bërthamore, deneuklarizimin e Koresë së Veriut, për Venezuelën dhe për raportin e prokurorit të posaçëm Robert Maler për involvim në zgjedhjet amerikane.

“Biseduan edhe për këmbimin tregtar mes dy vendeve dhe faktin se i njëjti është rritur pasi Trampi është president”, potencoi Sanders.

Bisedën telefonike mes të dy liderëve e konfirmoi edhe zëdhënësi i Kremilit, Dimitrij Peskov.

“Biseda telefonike mes Trampit dhe Putinit zgjati pothuajse 1,5 orë”, potencoi Peskov, por nuk përmendi hollësi.