Ballina Aktuale Bisedime mes Alternativës dhe Grupit të zjarrit? – Ibrahimi konfirmon takimin

Bisedime mes Alternativës dhe Grupit të zjarrit? – Ibrahimi konfirmon takimin

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa dhe Izet Mexhiti nga “Grupi i zjarrit” janë takuar gjatë fundjavës dhe kanë biseduar rreth situatës së krijuar me mundësinë e hyrjes së ASH-së në qeveri. Takimin për Klan Maqedoni e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

Marketing

“Po, ka pasur takim. Për ta parë se cili është qëndrimi i tyre kundrejt zgjerimit të shumicës dhe si do të veprojnë ata në atë rast”, deklaroi shkurt Zeqirija Ibrahimi.

Hyrja e ASH-së në qeverinë e Kovaçevskit po bëhet gjithmonë e më e mundur. Të shtunën Kuvendi Qendror i ASH-së i dha dritë jeshile kryesisë së partisë për të vijuar negoviatat me qeverinë, ndërsa sonte në Shkup, kryeministri Kovaçevski mblodhi në takim partnerët e koalicionit të LSDM-së.

Marketing
Exit mobile version