Ballina Aktuale “Është rrezik nëse Mickoski reshtohet krah Orbanit, Vuçiqit dhe Dodikut” – thotë...

“Është rrezik nëse Mickoski reshtohet krah Orbanit, Vuçiqit dhe Dodikut” – thotë Ramadani dhe ka një porosi për partitë shqiptare

Rreziku për Maqedoninë e Veriut mund të lind vetëm nëse kryeministri Hristijan Mickoski renditet me partitë ekstreme të djathta, kështu vlerëson Ismet Ramadani në ClickPlus në TV21.

Marketing

Sipas tij, një bashkim i mundshëm i Mickoskit me kreun e Hugarisë, Viktor Orban, me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik duhet të jetë alarm për partitë shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut.

“Unë mendoj se pjesëmarrësi shqiptar në këtë drejtim, është të tregoj; qëndrueshmëri në kuptimin që në asnjë mënyrë mos të lejohet që ai të rrëshqasë te partitë e djathta ekstreme”, tha Ramadani.

Marketing
Exit mobile version