Ballina Aktuale Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-tës

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-tës

Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-tës, për të kompletuar kështu çiftet çerekfinale në Euro 2024.

Marketing

Ndeshjeve të fazës së 1/8-tës po iu vjen fundi, pasi mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dy të fundit, për të pasur pastaj vetëm tetë ekipe në garë për trofeun e Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Përballja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Rumanisë dhe Holandës, e cila pritet të fillojë nga ora 18:00 dhe do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut.
Takimi i dytë i ditës është ai në mes të Austrisë dhe Turqisë, i cili pritet të zhvillohet në “Red Bull Arena” të Lajpcigut me fillim nga ora 21:00.Fituesit e këtyre dy takimeve do të ndeshen mes vete në fazën çerekfinale të Euro 2024.

Completing the round of 16… 🤗@bookingcom | #EUROfixtures pic.twitter.com/y4BNNwC88j

— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 2, 2024

Marketing
Exit mobile version