Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në Parlamentin e Maqedonisë ka takuar, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, informon gazeta “KOHA”.
Lajmin për “KOHA” e kanë konfirmuar edhe nga BDI edhe nga VMRO-DPMNE. Siç bëhet e ditur takimi ka zgjatur një orë, ndërsa temë boshte ka qenë krijimi i shumicës së re parlamentare.
Ky takim vjen pasi që partia “E majta”, publikisht ka bërë të ditur se dy deputetët e saj do ta mbështesin një shumicë parlamentare të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, mirëpo pa qenë vet pjesë e ekzekutivit. Ndryshe sot gjatë ditës kreu i BDI-së, Ahmeti ka takuar për herë të dytë edhe kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.