Bisedimet Rusi-Ukrainë fillojnë të hënën

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë nesër raundin e tretë të bisedimeve.

Marketing

“Raundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën”, tha negociatori ukrainas, David Arakhamia, pa dhënë detaje shtesë.

Në anën tjetër, edhe negociatori rus Leonid Slutsky konfirmoi se raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet më 7 mars.

Slutsky tha se gjatë raundit të dytë, pala ukrainase “demonstroi aftësinë e saj për të negociuar”.

“Ata e kuptojnë se jetët e njerëzve janë në rrezik. Ky është prioriteti ynë i përbashkët. Të paktën, kështu ishte gjatë bisedimeve”, ka deklaruar Slutsky.

Asnjëra palë nuk tregoi se ku do të zhvillohen këto bisedime.