Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për rrjedhën e bisedimeve dypalëshe për çështjet e hapura me fqinjit lindor Bullgarinë, tha se çfarëdo që të jetë bilanci i bisedimeve me Sofjen, opinioni do të informohet menjëherë, thotë i pari i ekzekutivit.
“Ministria e Punëve të Jashtme është e obliguar për bisedime për këto çështje dhe me 11 dhe 12 shkurt, MPJ e vendit dhe MPJ bullgare do të kenë takim, do të bisedojnë dhe punojnë në çështjet e hapura. Nëse do të arrihet përparim i cili normalisht do të jetë i pranueshëm nga palët në bazë të vlerave evropiane dhe respektimit të palëve, atëherë MPJ do të kumtojë, njëjtë siç pati raport ministri i jashtëm në komisionin për punë të jashtme.”,- u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Në këtë drejtim, Kovaçevski informon se vazhdojnë edhe angazhimet mes grupeve të punës, të cilët çdo javë takohen për të trajtuar çështjen e arsimit, kulturës, infrastrukturës dhe eurointegrimet.