Bisedimet Shkup-Sofje, Zaev sheh zgjidhjen pas zgjedhjeve në Bullgari

Qëndrime kundërthënëse dhe parashikime të ndryshme për epilogun e bisedimeve mes Shkupit dhe Sofjes. Kakofoni mes palëve të ndryshme si brenda vendeve përkatëse ashtu edhe në planin bilateral.

Marketing

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, dyshon që zgjidhja mund të arrihet brenda këtij muaji. Është në pritje të përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari, të cilat janë të parapara për në mars, në mënyrë që politikanët bullgar të gjykojnë pa qenë nën presionin e zgjedhjeve, në drejtim të tërheqjes së vetos bullgare që RMV-ja të fillojë negociatat me BE-në.

“Nuk duhet të befasohemi, duhet të jenmëi të përgatitur që kjo çështje mund të shtyhet. Bullgaria kishte mirëkuptim kur ishin zgjedhjet në RMV, ka zgjedhje edhe Bullgari. Nuk them se kjo është aryeja por nuk është njësoj si kur je para zgjedhjeve si pas zgjedhjeve. Duhet të japim shanse pasi jemi fqinj, jemi miq, dhe ka potenciale të madhe për avacimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Të gjithë duhet ta dijnë se gjuha maqedonase dhe identiteti nuk janë në tryezën e bisedimeve” – tha Kryeministri Zoran Zaev.

Marketing