Bisedimet sot në Doha, Hamasi mungon, Netanjahu kërkon 33 pengje të gjalla

Një raund i ri i negociatave të armëpushimit në Gaza do të zhvillohet sot në Doha, duke përfshirë zyrtarë nga Izraeli, Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, thanë zyrtarët. Nuk është ende e qartë nëse grupi palestinez Hamas do t’i bashkohet bisedimeve në kryeqytetin e Katarit të enjten.

Marketing

Pas njoftimit të tri ditëve më parë se grupi islamik nuk do të paraqitet në Katar sepse “vlen ende marrëveshja e propozuar në korrik nga Joe Biden”, Hamasi përsëriti të mërkurën se do të mungojë.

Por mesazhi i Sinëarit është kontradiktor: nga njëra anë ai bën të ditur se do të marrë pjesë nëse Izraeli ndalon luftimet, ndërsa i referohet tri fazave të planit Biden dhe nga ana tjetër ai paraqet amendamente që variojnë nga lirimi i udhëheqësit të Fatahut, burgimin e përjetshëm të Marwan Barghouti, si dhe njëqind të burgosur të tjerë të rëndësishëm për të cilët SHBA-të do të duhet të veprojnë si garant.

Ndërkohë delegacioni negociator izraelit u miratua nga Benyamin Netanyahu në një takim të posaçëm të mërkurën pasdite, vetëm disa orë para nisjes për në Doha. Një ditë më parë u bë e ditur se kryeministri nuk ka ndërmend të bëjë kompromis në një pikë: lirimin e 33 pengjeve të gjalla në fazën e parë të marrëveshjes dhe jo 18 dhe 15 trupave, siç raportuan disa spekulime.

Emrat e ndërmjetësve aktualisht janë konfirmuar: krerët e Mossad dhe Shin Bet, David Barnea dhe Ronen Bar, dhe personi përgjegjës për ushtarët e rrëmbyer dhe të zhdukur të IDF-së Nitzan Alon, si edhe këshilltari politik i Netanyahut, Ofir Fleck.

Në këtë raund faktori rëndues është se samiti i Dohas përballet me një tablo edhe më komplekse se sa ato të mëparshmet: përgjigja ‘e ashpër’ e shpallur nga Irani për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran, përshkallëzimi i rrezikshëm me Hezbollah, i cili dëshiron të hakmerret për eliminimin e liderit të tij ushtarak Fuad Shukr në Bejrut, të cilit shteti hebre i përgjigjet duke kërcënuar një ndryshim kufiri.

Dhe nëse nga njëra anë është Netanyahu me interesat e tij politike dhe personale, nga ana tjetër është Yahya Sinwar, i cili menaxhon ndërmjetësimin për herë të parë si kreu politik i Hamasit.

Hamasi ka shprehur skepticizëm në lidhje me shanset që bisedimet të japin rezultate reale, duke fajësuar Izraelin për ngecjen e bisedimeve, pasi rreth 40,000 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në 10 muaj luftë.