Bislimi: Serbia refuzoi takimin e radhës në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka thënë se ka pranuar pjesëmarrjen në një takim trepalësh, të caktuar për 17 shtator, dhe që Serbia e ka refuzuar atë.

Marketing

Përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Bislimi ka thënë se Kosova e ka pranuar takimin sipas një agjende të përcaktuar nga ndërmjetësuesi, ndërsa Serbia ka tentuar të përcaktojë agjendën “kryesisht për konsum të brendshëm politik”.

Bislimi e ka ftuar të dërguarin evropian për dialogun mes dy palëve, Mirosllav Lajçak që të hedhë poshtë ato që i ka konsideruar dezinformata të mediave lokale serbe, nëpër të cilat, ai ka thënë se është raportuar kinse Kosova e ka refuzuar takimin.

Lajçak ka zhvilluar takime në ditët e fundit në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim të përgatitjes për rundin e ardhshëm të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

Palët dialogojnë prej vitit 2011 në Bruksel, nën ndërmjetësim të BE-së, kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Dialog i nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është mbajtur që një vit.

Lajçak ka thënë së fundmi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se konsideron që shoqëritë në Kosovë dhe Serbi, nuk janë gati për normalizim. /rel