Bislimi uron VMRO-në, shpreh gatishmëri për bashkëpunim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka uruar subjektin politik nga Maqedonia e Veriut, VMRO për fitoren e arritur të mërkurën e 8 majit në zgjedhjet parlamentare si dhe presidenciale.

Marketing

Bislimi ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të punuar së bashku, me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Bislimi përmendi edhe formimin e Qeverisë së koalicionit në Maqedoninë e Veriut.

“Urime VMRO-DPMNE-së për fitoren e parlamentit të djeshëm. zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe detyra e tyre e ardhshme për të formuar qeverinë e re të koalicionit. Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar ai në platformën X, të enjten.