Vendimin për çmimin e energjisë elektrike mund ta ndryshojmë nëse kompanitë energjetike parashtrojnë kërkesë te Komisioni Rregullator të Energjisë me të dhëna të reja.
Por, deri më tani kompanitë nuk kanë dorëzuar kurrfarë të dhënash, ndërsa nëse dorëzojnë jemi të gatshëm në afat prej 24 orëve t’i ndryshojmë vendimet tona, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Ai njëherit paralajmëroi se sezoni i ngrohjes qendrore mund të fillojë edhe më herët se 15 tetori, siç ka qenë deri më tani varësisht nga parashikimi i motit.
Ngrohja do të fillojë njëkohësisht në të gjitha komunat, tha Bislimovski, sipas të cilit po rritet numri i qytetarëve që kërkojnë të kyçen te ngrohja qendrore.