Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski, i cili në dhjetor të vitit të kaluar uanimisht u zgjodh kryetar i Këshillit të rregullatorëve të Komunitetit energjetik (ECRB), sot do të kryesojë onllajn me Takimin e 45-të të Këshillit të rregullatorëve.
Në fokus të takimit, sipas paralajmërimit nga KRRE, do të jenë rezistenca e tregut energjetik në kohë pandemie, harmonizimi i rregullativës evropiane me ligjet e vendeve anëtare të Komunitetit energjetik dhe integrimi i tregjeve energjetike me shumicë.
Takimi duhej të mbahej në Athinë, por për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia nga koronavirusi KOVID-19, u vendos, për herë të parë, takimi i Këshillit të rregullatorëve të KE të mbahet onllajn.
Siç theksoi Bislimovski për MIA-n, nëse praktika me mbajtje onllajn të takimit ë Këshillit të rregullatorëve tregohet e suksesshme, do të mund të realizohet edhe në vitet në vijim, pas zvogëlimit të pandemisë nëse ka nevojë të tillë.