Bislimovski: KRRE bën analiza se si mund të ndihmohen komunat për rrymën

Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) bën analiza si mund t’u dilet në ndihmë komunave kur është në pyetje furnizimi i energjisë elektrike.

Marketing

Siç deklaroi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski në “Stadion” në Kanal 77, numri më i madh i komunave dhe ndërmarrjeve komunale publike furnizohen me energji elektrike në tregun e lirë.

“por, për fat të keq, kemi detektuar se një pjesë e komunave kanë mbetur tek furnizuesi i fundit që është 50 për qind nga bursa hupeks – disa për shkak të pakujdesit, disa për shkak se furnizuesit ua prishën kontratat. Komunat e vogla apo ndërmarrjet më të vogla publike janë në tregun rregullator dhe tek ato gjendja është stabile”, theksoi Bislimovski.

Sipas tij, KRRE solli vendim me të cilin i hoqi prodhuesit e autorizuar nga tregu rregullator dhe liroi rreth 230 orë kilovat drejt tregut të lirë.