Bislimovski: Nëse realizohet prodhimi i planifikuar, nuk besoj se do të ketë shtrenjtim të energjisë

Nëse EMV e mban prodhimin e planifikuar të energjisë elektrike, nuk besoj se pas 31 dhjetorit do të ketë nevojë për rritje të çmimit të energjisë elektrike në tregun e rregulluar. Kështu ka deklaruar sot, kryetari i Komisionit Energjetik, Marko Bislimovski.

Marketing

“Çmimi i energjisë elektrike të cilën EMV ja shet EVN Houm deri 31 dhjetor është 48 euro për megavat orë”, ka thënë Bislimovski në konferencën për shtyp, transmeton SHENJA.

Ai ka theksuar se KRRE do të bëjë analiza serioze para sjelljes së çfarëdo vendimi për çmimin e energjisë.

Marketing