Bitcoin pëson sërish rënie, ja sa vlerësohet në treg

Bitcoin dështoi të qëndronte mbi 58,000 dollarë mëngjesin e së enjtes duke rënë deri në 56,700 dollarë gjatë ditës.

Marketing

Sipas të dhënave të CoinGecko, çmimi i Bitcoin aktualisht është 56,807 dollarë, një rënie me 4.7 përqind krahasuar me një javë më parë.

Një analizë e re zbuloi se tregu kripto po kërcënohet me luhatje të mëdha nga mbajtësit afatshkurtër të kripomonedhave.

Pavarësisht se investitori i hershëm i Bitcoin është ende në pozita fitimi, ata që kanë blerë Bitcoin në gjashtë muajt e fundit po përballen me humbje.

Kjo dinamikë ka krijuar një situatë me luhatje të mëdha dhe që mund të ketë impakt në mbarë tregun kripto.

Stabiliteti i tërë tregut mund të humbasë nëse mbajtësit e kriptomonedhave vendosin ti shesin asetet masivisht.

Niveli 51,000 dollarë shihet si mbështetja kritike që duhet të mbahet për të ruajtur strukturën aktuale të tregut.

Analiza zbulon se mbajtësit afatshkurtër kanë blerë Bitcoin mes çmimit 59,000 deri në 65,200 dollarë.

Një situatë e ngjashme është krijuar në 2019-ën dhe autorët e raportit hedhin poshtë një trend me rënie drastike.

Ndërsa mbajtësit afatshkurtër të kriptomonedhës përballen me humbjet, investitorët afatgjatë janë në pozita më të qëndrueshme.