Bitcoin po i afrohet vlerës së 80 mijë dollarëve për herë të parë, e rritur nga përqafimi i aseve digjitale nga presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe perspektiva e një Kongresi me ligjvënës pro-kriptovaluta.
Kriptovaluta u rrit me 4.3 për qind në një vlerë prej 79,771 dollarë të dielën. Tokenët më të vegjël si Cardano dhe Dogecoin u rritën gjithashtu, transmeton Telegrafi.
Trump u zotua gjatë fushatës së do të vendosë SHBA-në në qendër të industrisë së aseteve digjitale, duke përfshirë krijimin e një stoku strategjik Bitcoin dhe emërimin e rregullatorëve të dashuruar në asetet digjitale.
Ai doli nga zgjedhjet e së martës në një pozicion më të fortë se sa pritej – partia e tij Republikane ka kontrollin e Senatit dhe është në prag të mbajtjes së një shumice të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve.