Sipas një shefi të shëndetit publik, bizneset në Gjermani duhet të marrin në konsideratë lejimin e stafit për të marrë një sy gjumë në mesditë, pasi temperaturat në vend po rriten.
Johannes Niessen, kreu i shoqatës së oficerëve të shëndetit publik të vendit, sugjeroi gjithashtu se stafi mund të fusin këmbët në ujë të ftohtë nën tavolinat e tyre për t’i mbajtur të ftohta.
Ai i bëri komentet për mediat gjermane, pasi temperaturat arritën në 38.8C në jug të vendit.
Ministri gjerman i shëndetësisë Karl Lauterbach tha gjithashtu se një pushim pasditeje që zakonisht merret në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës Jugore për të lejuar punëtorët të shmangin nxehtësinë e ditës, “sigurisht nuk ishte propozim i keq”.
Niessen, duke dhënë këshilla për t’u përballur me motin e nxehtë në Gjermani, një vend që zakonisht përjeton një klimë të butë, tha: “Ngrihuni herët, punoni në mëngjes dhe bëni një pushim në mesditë. Njerëzit nuk janë aq efikas në nxehtësi të fortë. Për më tepër, gjumi i keq në mungesë të ftohjes gjatë natës çon në probleme të përqendrimit.”
Ai gjithashtu bëri thirrje për veshje më të lehta, edhe nëse rregullat e veshjes për një zyrë nuk e lejojnë këtë.
Organizat Botërore Meteorologjike paralajmëroi të hënën se vala e të nxehtit në Evropën Jugore, për të cilën ekspertët thonë se po nxitet nga një kombinim i ndryshimeve klimatike dhe një modeli moti El Niño, do të intensifikohet këtë javë.