Biznesmeni i afërt me Putin vdes duke rënë papritur nga dritarja

Një biznesmeni njohur rus është gjetur mbrëmë i vdekur në Moskë pasi në dukje kishte rënë nga dritarja të paktën 30 metra e lartë e shtëpisë së tij.

Marketing

64 vjeçari Mikhail Rogachev, ishite gjetur nga shërbimet ruse të sigurisë FSB pas rënies misterioze.

Ai ishte zv-president i grupit energjitik Yukos, që më parë prej kontradiktave me administratën Vladimir Putin ishte lënë pa punë nga ky i fundit.

Rogachev kishte një karrierë të pasur edhe si drejtues i grupit Onexim dhe më vonë i gjigantit të minierave Norilsk Nickel.

Raportimet e para në Moskë thonin se ai vuante nga një “kancer i rëndë” edhe pse zhurmat ishin mohuar nga rrethi i miqve të tij.

Të afërmit e tij insistojnë se nuk kishte shenja se mund të kryente vetëvrasje dhe se ai kishte qenë në humor të mirë pak para rënies.

Trupi i tij u gjet në oborrin e pallatit ku ai banonte në një apartament në katin e dhjetë.

Shërbimet e inteligjencës që gjetën viktimën thanë se para ngjarjes Rogachev kishte ngrënë mëngjes me familjen dhe ishte në humor normal, shkruante rrjeti vendas VCHK-OGPU.

Humbja e tij është një tjetër vdekje e dyshimtë në një seri tragjedish të papritura të drejtuesve të industrisë së naftës e gazit në Rusi, që prej nisjes së konfliktit brutal të Ukrainës, shkruan rrjeti vendas Borusio.

Ish-drejtori i shërbimeve të emigracionit Konstantin Romodanovsky, 67 vjeç, vdiq në rrethana të çuditshme në shtëpinë e tij, ndërsa Leonid Shulman, drejtor i transporteve të Gazprom është gjetur i vdekur në moshën 60 vjeçare.

Alexander Tyulyakov, kreu i sigurisë së gjigatit energjitik Gazprom, raportohet se kreu vetëvrasje pak pas nisjes së konfliktit në Ukrainë, shkruan mes te tjerash rrjeti britanik Metro.

Marketing