Biznesmeni shqiptar i zhdukur prej 1 jave në Greqi

Prej një jave një biznesmen shqiptar ndërtimi rezulton i zhdukur në Rodos, teksa autoritetet greke janë vënë në lëvizje për gjetjen e tij.

Marketing

Mësohet se Xhani Topalli 46 vjeç u zhduk më 28 Gusht dhe familja e tij dha alarmin në polici. Celulari i tij rezulton i fikur, ndërsa makina e biznesmenit është gjetur e braktisur 2 kilometra larg shtëpisë.

Familjarët e tij janë të shqetësuar për fatin e biznesmenit shqiptar, i cili është baba i 3 fëmijëve.

Deri tani nuk ka asnjë shenjë prej tij. Autoritetet greke po punojnë tashmë për gjetjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë pistë.

Të gjitha mundësitë janë të hapura, sipas tyre. Shenja e fundit e biznesmenit shqiptar ishte të dielën e 28 Gushtit kur ka qenë me një grup shokësh. Në mbrëmje të asaj dite, Xhani Topalli do të takohej me një klient për të diskutuar për punë në një ndërtesë hotelerie.

Nga kontrolli i disa kamerave të sigurisë që bëri policia greke, rezultoi se 46-vjeçari u nis drejt vendtakimit, por më pas nuk ka asnjë të dhënë.

Policia po punon për të lokalizuar vendndodhjen e fundit të celularit të shqiptarit, që rezulton i fikur.