Biznesmeni Siljan Micevski për herë të dytë merret në pyetjet për rastin “Reket”

Në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion sot erdhi edhe Siljan Micevski i cili duhet të shprehet për rastin “Reket”.

Marketing

Micevski i cili për herë të dytë është thirrur në Prokurori, duhet të tregojë për paratë të cilat gjoja i ka paguar në llogarinë e pensionistes nga Shkupi në vend se në Lidhjen ndërkombëtare të të dyshuarit të parë për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski dhe për shkak të asaj që i ka dhënë mjetet.

Në hyrje në Prokurorinë, Micevski për mediat deklaroi se paratë nuk janë dërguar në llogari të Todorovskës, por në llogari të Lidhjes ndërkombëtare, paralajmëroi se do të kërkojë që paratë t’i kthehen.

Para Micevskit, në Prokurori ishte edhe udhëheqësja Lila Filipovska e cila më shumë se një orë ka deklaruar për rastin “Reket”. Ajo në dalje nga Prokuroria nuk donte të japë deklaratë për mediat. Ekipeve gazetareske u dërgoi puthje me fjalët “çao shoqëri”.

Në lidhje me rastin “Reket” të dyshuar dhe në paraburgim janë Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Milevski – Kiçeec dhe prokurorja speciale publike Katica Janeva.