Bjellorusia është vendi i vetëm në Evropë ku luhej futboll gjatë periudhës së kaluar. Sezoni filloi aty në valën e zgjërimit të pandemisë “Covid 19”, ndërsa qeveritarët e vlerësuan këtë virus si një sëmundje e lehtë. Mirëpo tani shfaqen edhe disa probeme edhe në atë kampionat.
Një futbollist në Minsk, u shfaq me sinjalet pozitive nga virusi “Covid 19”, në barazimin kundër Gorodeas, mirëpo futbollisti i prekur me virusin “Covid 19” nuk ishte në protokollin e ndeshjes. Ashtu që në karantinë do të shkojnë të gjithë bashkëlojtarët e tij, dhe ndeshja me Nemanin do tw anulohet. Përpos kësaj ndeshje, u anulua edhe dueli i Ligës së Dytë, mes Gomelit dhe Arsenali, me dyshim se te ekipi i Arsenalit kishte futbollist të prekur nga “Covid 19”.