Bjellorusia ‘mohon’ Covid-19: Është thjesht një grip i zakonshëm

Teksa pjesa më e madhe e botës po tronditet nga pandemia e koronavirusit, ekziston ende një shtet i cili e mohon ekzistencën dhe rrezikshmërinë e tij: Bjellorusia.

Marketing

Në këtë shtet rastet e konfirmuara janë 2,226, ndërsa numri i viktimave 23.

Qeveria nuk ka marrë asnjë masë duke vijuar jetën normalisht, teksa virusin e konsideron si një grip të zakonshëm.

Gjithashru Bjellorusia është i vetmi shtet që ka lejuar vazhdimin e kampionatit të futbollit.