Blegtori nga fshati Sellcë: Nuk më lënë të shes kurban!

Blegtori nga fshati Sellcë Gazmend Zejnullahi i cili për këtë Kurban Bajram ka vendosur që kurbanët e tij t’i nxjerr në treg, thotë se nuk e lënë të qetë të punojë.

Marketing

“Unë fletushkat promovuese i vë tek çdo xhami, por nuk më lejojnë, sapo i ngjes, dikush shkon dhe i largon. E gjitha kjo bëhet për shkak se në krahasim me kurbanët që ofrojnë institucionet fetare unë i shes më lirë” -shpjegon blegtori Gazmend Zejnullahi nga fshati Sellcë për Pa Censurë.

Ai gjithashtu thotë se çdo vit përballet me këtë problematik edhe pse punën e bën në mënyrë të ndershme dhe bagëtitë e tij janë të rritura në bjeshkët e Sharrit!
Sipas blegtorit Zejnullahi ai është i vetmi, që shet kurban nga bjeshkët e Sharrit, teksa të tjerët i importojnë nga Maqedonia lindore.

Marketing