Blen një “bishë”, por ylli i PSZH-së nuk ka patentë shoferi!

Lojtarët e futbollit priren t’i plotësojnë vetes dëshira nga më të çmendurat dhe një nga më të zakonshmet është blerja e makinave luksoze.

Marketing

Kilian Mbappe, së fundmi mësohet se ka blerë një Ferrari, por nuk ka patentë. Francezi i ka bërë dhuratë vetes një Ferrari 488 Pista, me një V8 720 kuaj fuqi, ose një Ferrari SF90 Stradale me 1000 kuaj fuqi. Revista GQ thekson se sulmuesi i PSZH-së ka shpenzuar plot 500 mijë euro për “bishën” e tij të re.

Pavarësisht se ka disa makina luksoze, Mbape nuk ka patentë shoferi, kështu që ai nuk do të drejtojë vetë Ferrarin e sapoblerë.

“Është një nga mangësitë e të qenit i suksesshëm herët. Më kanë munguar gjërat e thjeshta si të kesh patentë shoferi. Mendoj se të gjithë e kanë një të tillë. Për shumë njerëz patenta është një detyrim, por nuk ishte për mua. Nuk ka qenë asnjëherë prioritet”, – ka shpjeguar futbollisti në disa raste në një intervistë.

Pavarësisht se tashmë është 24 vjeç, Mbape ende nuk vozit, edhe pse PSZH i ofroi mësimet në një autoshkollë, por ai nuk e konsideron të nevojshme.