Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu, ka bërë të ditur se ka vizituar 130 vende të botës dhe është mjaft aktiv sa i përket rrjeteve sociale, në të cilat publikon pamje nga vizitat e tij të shumta.
Së fundmi, Fevziu ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” nga Bregu i Fildishtë, teksa shihet në një ritual me disa banorë të këtij vendi.
Ndër të tjera, pranë tij shihet edhe një person që mban në dorë flamurin e Shqipërisë.