Bleona në spital, këngëtarja së shpejti nënë?

Këngëtarja nga Shqipëria, Blerona Qereti, është ndër femrat me të bukura në trojet shqiptare.

Marketing

Rreth një vit më parë, Bleona Qerreti vendosi që të ngrijë vezët, për t’i përdorur në një çast të caktuar kur të ishte gati për tu bërë mama.

Ajo e tregoi një pjesë të kësaj procedure që po bënte në shtëpi, ku po bënte disa injeksione. Me pas procedura vazhdonte në një klinikë, aty ku ruhen dhe vezët.

Por mesa duket Bleona tani ndihet gati,. Ose së paku këtë la të nënkuptohej me foton e fundit të postuar në Instagram.

“Kur nuk ke gjetur akoma të duhurin, apo partneri nuk mund të përkushtohet, ka gjithmonë një zgjidhje”, shkroi ajo duke nënkuptuar këtu metodën e fertilizimit. Në foto ajo shfaqe e shtruar në spital.

Ajo madje e forcon idenë që do të bëhet nënë teksa një nga miqtë e pyet a do të bëhet nënë, ajo i përgjigjet që po.
Vajzat në karrierë si që nuk kanë dashur, mundur apo nuk kanë pasur kohë të bëhen nëna, ngrijnë vezët, për t’i pasur ato në një çast më të përshtatshëm të jetës. Duke i ruajtur në kushte specifike, këto vezë të ngrira, kanë mundësi të jenë aktive dhe kur gruas i ulet shansi natyral për të mbetur shtatzënë. Ato më pas bashkohen me spermatozoidin dhe pasi krijohet embrioni vendosen në mitrën e nënës. Kjo mënyrë e lejon gruan të ketë një fëmijë të sajin, biologjikisht, në një kohë kur natyralisht ajo nuk mbet shtatzënë.