Bleona Qerreti ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme muzikore me kompaninë e njohur amerikane ‘Taryn Brown Company’.
Këtë ajo e ka bërë të ditur në një postim që ka bërë së fundi në llogarinë e saj në Instagram.
“Taryn Brown Company” është kompani e cila merret me promovimin dhe me projekte të ndryshme muzikore. Kontrata në fjalë pritet të bëjë bujë në karrierën e Bleonës.
Kjo kompani ka ndihmuar në ngritjen e karrierës të shumë yjeve të njohur botërorë, ku mund të përmendim: Christina Aguilera, Bobby Brown, Tyrese, Pebbles and Alicia Keys.
Drejtoresha e kësaj kompanie, Taryn Brown për “Yahoo Finance” është shprehur e lumtur me Bleonën
“Bleona është një artiste e pavarur që ka ngritur standartet me talentin, vokalet dhe personalitetin ‘divë’, ka thënë ajo për këngëtaren shqiptare.