Bleona Qerreti dhe Evi Kokalari pjesë e fushatës së Trump

Tashmë nuk është më mister fakti që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbështetjen e këngëtares shqiptare, Bleona Qerreti e cila jeton prej vitesh në SHBA. Ajo është shfaqur në disa foto që i ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke marrë pjesë në mbledhjet e fushatës së Trump.

Marketing

Megjithatë, Bleona nuk është e vetmja shqiptare që kërkon rizgjedhjen e Trump për një mandat të dytë. Në stafin e fushatës së presidentit është edhe Evi Kokalari, aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane.

Ato janë shfaqur të dyja në një takim elektoral në Miçigan, teksa mungojnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet në SHBA.

Bleona ka postuar një foto në Instagram, me Evi Kokalarin, ndërsa në mes tyre është Riçard Grenell, këshilltari që presidenti Trump e emëroi të dërguarin special për dialogun Kosovë – Serbi.    https://opinion.al/foto-bleona-qerreti-dhe-evi-kokalari-pjese-e-fushates-se-trump/