



Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti së bashku me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarit të qytetit të Shkupit Petre Shelegov sot përuruan rrugën e rekonstruar në vendbanimin Bojanë .
Rruga është ndërtuar me gjitha standardet, me gjatësi prej 2.6 km dhe gjerësi prej 5.80m, rrjet i ri i ujësjellësit afro 5 km, kanalizim fekal 2 km, kanalizim atmosferik 2 km, trotuar afro 3.5 km dhe mur mbrojtës 700 m.
Ky projekt është rezultat i bashëpunimit të shkëlqyeshëm mes komunës Saraj, qytetit të Shkupit dhe përkrahjes së pushtetit qendror dhe në emër të banorëve të Bojanës dhe komunës tone ju falenderoj përzemërsisht për punën e kryer.