



Kandidati i BDI-së Blerim Bexheti sot mori besimin për t’u rikandiduar edhe për një mandat katër vjeçar për Komunën e Sarajit.Përmes një postimi në fejsbuk Bexheti falenderon liderin e partisë dhe bashkëpartiakët e tij, ndërsa beson në fitore të re bindëse për Sarajin.
Ja postimi i plotë i Bexhetit : Të nderuar bashkëqytetarë të mi, sot zyrtarisht mora besimin për t’u kandiduar edhe për një mandat katërvjeçar për të drejtuar Komunën e Sarajit.
🙏🏻Një falënderim të veçantë për liderin Ali Ahmeti, për anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, për Degën e Sarajit, këshillat vendorë, Forumin e Gruas dhe Forumin Rinor, që unanimisht ma dhanë besimin.
✅+4
✅meSarajin
#KomunaSaraj