Debati i parë televiziv midis garuesve në garën presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova dhe Blerim Reka, ka zbuluar shumë nga qëndrimet e kandidatëve për tema të ndryshme.
Blerim Reka, i kandiduar nga Ziadin Sela dhe Bilall Kasami, ka mbrojtur gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas ai dhe e ka quajtur kontestin me emrin midis Shkupit dhe Athinës asimetrik duke u pajtuar në këtë mënyrë me tezat e prezantuara në këtë debat nga Gordana Siljanovska Davkova.
Reka theksoi që gjuha maqedone dontë mbetet maqedone ndërsa kombi maqedonas do të mbetet komb maqedonas gjithëmonë.
Blerim Reka më herët gjatë debatit të njejtë tha që nuk është mirë që Stevo Pendarovski të fiton zgjedhjet presidenciale sepse në këtë mënyrë pushteti do të koncentrohet vetëm në shumicën qeverisëse.
Duke marrë parasysh pohimet e mëhershme të Rekës dhe Taravarit që kandidati shqiptar nuk mund të fiton dot zgjedhjet presidenciale, ky qëndrim i Rekës nënkupton dëshirën e dështimit të Pendarovskit dhe fitoren e Gordana Siljanovskës së VMRO DPMNE.
Katër partitë shqiptare që mbështesin kandidatin konsensual kanë shprehur dyshime që kandidimi i Rekës bëhet si favor për VMRO DPMNE për ta ndihmuar ata në betejën kundër kandidatit konsensual.
Ngjashëm, edhe opinionisti Fejzi Hajdari theksoi se kandidimi i Blerim Rekës nga ana e Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit është bërë për t’i dalur në ndihmë VMRO DPMNEse pasi që kandidati shqiptar nuk mund ta kalon as raundin e parë, e lërë më ta fiton garën.