„Në pamundësi tu përgjigjem gjitha mediave dhe miqve, përmes këtij njohtimi e bëjë publike kandidaturën time të pavarur për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut; me shpresë se do përkrahet.
Janë dy arsye për këtë vendim. E para: vetëm me kanidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe te votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë“