Blerim Reka tregon nëse do të futet apo jo në politikë

Ish-kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, profesor Blerim Reka ka folur në emisionin “200” në Alsat lidhur me mundësinë e angazhimit të tij politik në Maqedoni.

Marketing

I pyetur se a mund ta shohim si një figurë politike të opozitës, Reka është përgjigjur: “Nuk e kam përjashtuar asnjëherë këtë.”.

Ai po ashtu ka folur edhe për përkrahjen e hapur për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Profesori Reka ka thënë se është herët për të folur se a do të përfshihet apo do të ketë angazhim politik dhe institucional në Kosovë, pas fitores së Kurtit.

“E kam mbështetur konceptin e Kurtit që është identik me filozofinë time politike për republikën, për ligjin, rendin, kundër korrupsionit dhe kundër klientelizmit politik. Jam i lumtur që një opsion i tillë fitoi në Kosovë dhe është një lajm i madh për Ballkanin për ndryshim. E kam mbështet Albinin edhe para luftës, edhe pas luftës në Kosovë. Ai është modeli i politikanit ballkanik që do të bëjë ndryshimin”, nënvizoi Reka, i cili së fundi i është shmangur daljeve publike televizive pas zgjedhjeve presidenciale si kandidat i pavarur i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare ASH dhe Lëvizja BESA.