Blerim Sejdiu i BESË-s do të garoj edhe për një mandat në Zhelinë

Nëpërmjet një komunikate për media, Lëvizja Besa ka informuar se sonte është mbajtur kuvendi i degës së Zhelinës, ku u zgjodh edhe kryetari i ri i degës, Suad Alili. Në komunikatë gjithashtu thuhet se dega në prezencë të kryetarit Bilall Kasami, sekretarëve Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, i është dhënë dritë jeshile kandidimit edhe për një mandat Blerim Sejdiut, kryetarit aktual të kësaj komune.

Marketing

Ja komunikata e plotë:

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi u mbajt Kuvendi themelues i degës së Zhelinës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Suad Alilin si dhe kryesinë e degës.
Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kryetari aktual i komunës Blerim Sejdiu të garoj edhe për një mandat.
Suksese në zgjedhjet e 17 tetorit”, thuhet në njoftimin për media nga Lëvizja Besa.