Blero i dedikoi fjalët më të ëmbla Afronës.
Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë ndër çiftet më të komentuara në estradë.
Dyshja herë pas here publikojnë foto pranë njëri-tjetrit, por nuk mungojnë edhe dedikimet e dashurisë.
Së fundi, Blero publikoi një foto të një çifti, ndërsa sipër saj ishin fjalët “Nëse do të mund të kisha dikë në botë, do të vazhdoje të ishe ti”.
Për ndryshe, Blero dhe Afrona gjatë shtatorit të 2019-ës kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, në një dasmë madhështore.