Bleron Hoxha nga Shkupi nënshkruan kontratë me klubin ‘St. George’ të Maltës

Futbollisti shqiptar Bleron Hoxha, ka nënshkruar kontratë me Klubin Futbollistik ‘St. George’ të Maltës. Hoxha, do të jetë si shtylla kryesore e ekipit, që do të ketë rolin e mesfushorit. Karierën e ka filluar që nga fëmijëria, duke ushtruar dhe luajtur për klubet fudbollistike të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Talenti dhe mbi të gjitha pasioni i tij për futbollin e bëri që ai të jetë pjesë e elites futbollisitike të Maltës. Bleron Hoxha, pas nënshkrimit të kontratës ndjehet I entuziazmuar dhe I plotësuar për karrierën në futbollin ndërkombëtarë.

“Ndjehem i lumtur dhe mbi të gjitha i plotësuar që sot nënshkruajta kontratë me Klubin Futbollistik ‘St. George’të Maltës. Sot është një hap i rëndësishëm për karrierën time si profesionist. Dua që ta ndihmojë ekipin tim me të gjitha mundësitë dhe kapacitetin që kam. Jam këtu për të bërë më të mirën e mundshme”, thekson Blerona Hoxha, tani fudbollistë I ‘St.George’.

Ai është lindur dhe rritur në f.Rashçe, kurse sot vazhdon karrierën e tij futbollistike në terrenin elitar të Republikës së Maltës.

Marketing