Të gjithë kemi pasur ndonjë moment të keq në supermarket, por sprova e një gruaje me siguri do të ishte renditur si më e keqja, po të mos ishin veprimet dashamirëse të një të panjohuri.
Sipas medieve të huaja bëhet fjalë për Sarah Cowan, 48 vjeçe, e cila kishte vizituar dyqanin e saj lokal në Dumfries në Skoci, pas një dite të gjatë në punë ku bleu gjëra në vlerë prej 75 funtesh.
Por problemi ishte se, vetura ku ajo i vendosi ato, nuk ishte i saj.
Dhe një gjë të tillë e kuptoi vetëm kur mbërriti në shtëpinë e saj, ku ajo u trondit kur zbuloi se bagazhi i saj ishte bosh dhe se mallrat e saj ishin vendosur në pjesën e pasme të një tjetër Nissan Qashqai.
Sarah ngarkoi bagazhin e një Nissan Qashqai të argjendtë dhe më pas e ktheu karrocën e saj në supermarket përpara se të shkonte në shtëpi.
E tmerruar, nëna e një fëmije kuptoi se përveç blerjeve, ajo kishte vendosur edhe çantën e saj, me vlerë 250 funte, gjithashtu në bagazhin e gabuar të makinës.
Ajo mendon se gabimi ka ndodhur pasi ajo kishte parkuar pranë të njëjtit model të makinës së saj.
Por çuditërisht, Sara ishte në gjendje të gjente gjërat e saj dhe çantën kur supermarketi konfirmoi se ato ishin kthyer.
Dhe tani, Sarah, e cila punon në një hotel, thotë se dëshiron të falënderojë shoferin e ndershëm që i ktheu gjërat e blera.
Ajo tha: “Ishte një surprizë kaq e bukur, nuk mund ta besoja që dikush i kishte dorëzuar. Kjo thjesht tregon se ka disa njerëz të mirë”.